Pyetje: Allahu (azze ue xhel) i ka thënë profetit të Tij ﷺ:
وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا
”Urdhëroje familjen tënde të falë namazin dhe je i durueshëm në këtë!”1 (Ta ha: 132)
A bie në kundërshtim me fjalët e profetit ﷺ:
”Kënaqësia e syve të mi është në namaz.” ¹?
Përgjigje: Ajeti d.m.th. ji i durueshëm kur urdhëron familjen tënde të falë namazin. Sepse mund të jetë e rëndë për njeriun kur urdhëron për namaz. Ai ndoshta ka vështirësi me fëmijët e tij dhe e braktisë urdhërin për namaz. Duro kur i urdhëron ata të falen. Vazhdo me këtë.
¹ Bejhaki (7/78). Dhehebi ka thënë:
”Zinxhiri i transmetimit është i fortë.” (Mizan-ul-I’tidal (2/177))
Ibnul-Mulakin ka thënë:
“Zinxhiri i transmetimit është autentik.” (el-Bedr el-Munir (1/501))
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com