Pyetësi: Përse Allahu kërkon prej nesh që t’i falemi Atij? Çfarë dobie ka Ai prej kësaj?
Dr. Zakir Naik: Kur dikush thotë: Allahu ekber/Allahu është më i madhi! – kjo nuk e bën Allahun të madh. Allahu është më i madhi, pavarësisht se a i thoni ju tekbiret me miliona herë ose nuk i thoni hiq. Allahu është më i madhi dhe gjithmonë do të jetë më i madhi dhe Ai nuk ka dobi prej ibadetit tonë.
“O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.” (Fatir, 15)
Ai na urdhëron që ta adhurojmë Atë për dobinë tonë. Ne e adhurojmë Allahun, sepse jemi fort të bindur se Ai është më i Urti, se i di të gjitha, se është më i Madhi dhe se është Sundimtar i gjithçkaje. Në suren El-Fatiha e cila lexohet në secilin reqat, në ajetet e para madhërohet Allahu xh.sh.:
Ne e madhërojmë Allahun që të bindemi se Ai është më i Madhi dhe se vetëm Atij mund t’i drejtohemi për ndihmë. Pas këtyre ajeteve, ne e themi duanë:
“Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!”
Ne e adhurojmë Allahun, sepse vetëm Ai është i denjë për këtë. Njeriu me probleme të zemrës a mund t’i pranojë këshillat e njeriut të huaj ose të kardiologut specialist? Këshillat e cilit do t’i kishe dëgjuar ti? Kuptohet se do t’i kishe dëgjuar këshillat e mjekut. Ne e adhurojmë Allahun që ta ndërtojmë besimin në Të.
Sado që të madhërohet Allahu, kjo nuk mjafton, sepse Kur’ani Fisnik thotë:
“Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.” (El-Kehf, 109)
“Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin penda e deti ngjyrë shkrimi e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut.” (Lukman, 27)
Zakir Naik ” Islami në qendër të vëmendjes”