Pyetje: “A është e drejtë që bashkëshortët të rrinë të zhveshur kur ata janë të vetëm me njëri-tjetrin dhe a ka ndonjë lutje e cila thuhet para se ata të kenë marrëdhënie seksuale?”
Përgjigje: “Së pari dhe më kryesorja është se: është e lejueshme që bashkëshortët të rrinëë të zhveshur kur ata janë të vetëm me njëri-tjetrin. Transmeton Ebu Davudi nga Bahz bin Hakim, ky nga babai i tij, ndërsa ky nga gjyshi i tij i cili ka thënë:
“I thash Profetit salallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, çfarë lejohet që të shfaqim nga aureti dhe çfarë duhet të fshehim?” Ai tha: “Ruaje auretin përveçse nga gruaja apo robëresha jote.” Unë i thash: “E në mesin e njerëzve?” Ai tha:“Nëse ke mundësi që askush të mos të sheh, vepro kështu.” Unë i thash: “E nëse jam i vetëm?” Ai tha: “Allahu ka më shumë të drejtë që të turpërohesh prej Tij.”
Së dyti, kur burri dhe gruaja dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale, burri duhet të thotë:
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Kur ndonjë prej jush i afrohet bashkëshortes së tij, le të thotë:
بِسْمِ اللهِ، اَلَّلهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ مَا رَزَقْتَناَ
(Bismil-lah, Allahumme xhennibnë esh-shejtan ue xhennibish-shejtane më razektenë.) (Me emrin e Allahut, o Allah! Largoje shejtanin nga ne dhe largoje edhe nga fëmija që Ti na e bën rrizk!).Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë.” Buhariu dhe Muslimi.
بِسْمِ اللهِ، اَلَّلهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ مَا رَزَقْتَناَ
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe. 86 Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali