Pyetja: A është e drejtë të thuhet “SadekAll-llahul-adhim” pas përfundimit të leximit të Kuranit dhe a është transmetuar diç e tillë?

Përgjigjja: Nuk është transmetuar se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ndonjëri nga Sahabët apo dikush prej Selefit (gjeneratave të para të arta) iu është përmbajtur thënies së kësaj fjalie pas përfundimit të leximit të Kuranit. Kështu që, të përmbajturit e saj vazhdimisht duke e konsideruar si një nga normat apo si dispozitë e leximit të Kuranit konsiderohet bidat dhe vepër e paargumentuar.

Por, që ta thotë njeriu ndonjëherë kur i lexohet atij një ajet, mediton apo gjen ndikimin e qartë në veten e tij apo në të tjerët s’ka gjë që të thotë: “SadekAllah”(Të vërtetën e ka thënë Allahu) ka ndodhur kështu e kështu. Allahu thotë:

“Thuaj: “All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit” [Ali Imran: 95] dhe thotë:

“E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?” [En-Nisa: 87]

Edhe Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut”.

Pra, fjalinë: “Sadek Allah” bën që ta përdorësh në disa raste kur shfaqet arsyeja për këtë sikur kur sheh diçka dhe e gjen se për këtë ka tërhequr vërejtjen Allahu në Kuran.

Mirëpo, që të merret fjalia “Sadek Allah” si të ishte nga normat e leximit kjo është diçka e paargumentuar dhe të përmbajturit e saj është bidat (risi në fe). Dhikri (lutja) i cili është transmetuar në leximin e Kuranit është ai që të kërkojmë mbrojtje nga Allahu në fillim të leximit. Allahu thotë:

“Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.” [En-Nahl: 98]

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkonte mbrojtje nga Allahu prej djallit në fillim të leximit dhe e thoshte “Bismil-lahin” nëse ishte në fillim të sures përveç “Tevbes” por, pas përfundimit të leximit nuk është transmetuar që t’ju ketë përmbajtur ndonjë dhikri (lutje) të veçantë qoftë ai “Sadek Allahul adhim” apo diç tjetër.

Shejh Feuzani