Pyetje:
Çfarë kuptojmë me termin energji, i cili është i përhapur në rrjetet sociale?

Përgjigja:  Kuptimet që ky term ka në shumë shprehje të zakonshme tek njerëzit dhe që mund të jetë i përhapur edhe në rrjetet sociale janë të shumta, ndër të cilat më të spikaturat janë:

1- Energjia në kuptimin fizik:
Përkufizimi më i thjeshtë i energjisë së vërtetuar shkencërisht është aftësia për të bërë punë që shkakton ndryshim, ne nuk e dimë thelbin e saj, por shohim ndikimin e saj në shndërrimet nga një formë në tjetrën, si energji elektrike, energji mekanike (kinetike, termike, kimike), energji bërthamore, energji diellore (ujore).
Ky kuptim rrallëherë nënkuptohet në mesazhe të tilla.

2- Energjia në një koncept të afërt me kuptimin gjuhësor, që është fuqia dhe kapaciteti, si në ajetin kuranor:

{رَبَّنَا وَلاَ تُحَمِّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا}
“Zoti ynë! Mos na ngarko me atë që nuk kemi fuqi.” [Bekare: 286]

Ky kuptim është i mundur të përdoret, por duhet të kuptohet sipas kontekstit.
Përdorimi i fjalës “energji” në kuptimin e parë dhe të dytë është i saktë.

3- Energjia në kuptimin “metaforik”:
Pasi synohet të ketë kuptime të ndryshme që shprehen në mënyrë metaforike me termin energji, si p.sh të shprehurit për një vend të bukur dhe për një personi të dashur me energji pozitive, dhe anasjelltas.
Dhe ndoshta ky kuptim është më i përdoruri nga njerëzit në shprehjet e tyre.
Përdorimi i saj në kuptimin e tretë është i paqartë dhe është më mirë të shmanget përdorimi i tij.

4- Mund të përdoret “Energji” për të nënkuptuar një kuptim metafizik filozofik (bioenergjinë) dhe është ky koncept filozofik i energjisë që bie në kundërshtim me besimin e saktë.
[Shkëputur nga shpjegimi i dr. Hajfa Er-Rashid]

Sa i përket kuptimit të fundit të termit “bioenergji” është ai i rrezikshmi që duhet duhet pasur kujdes, sepse njeriu sipas filozofisë së tyre ekziston duke u shërbyer me energji universi. Kjo energji qarkullon nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike, të ashtuquajtura çakra (qendrat e energjisë) që sipas pretendimit të tyre mbajnë organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm.

Kjo bioenergji ka qënë e njohur tek popujt e vjetër:
– egjiptianët me emrin ‘alka’,
– tek ndianët njihet me “prana”,
– tek japonezët “ki”,
– kinezët e njohin këtë energji dhe e quajnë “ch’i”.
Tek kinezët kjo energji përmban dy pole të forcës, jin dhe jang. Kur jin dhe jang janë në baraspesh, sistemi i organizmit është i shëndoshë, ndërsa kur midis tyre sundon dis’harmonia (jo baraspesha), si rezultat kemi gjendje të sëmurë.

Allahu na ruajtë nga ‎të tilla besime filozofike ateiste!
Allahu e di më së miri


Dr. Adelina Kuçana