Pyetja: A bën të na sqaroni urtësinë e zbritjes së sures “Tevbe” pa besmele (Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim)?
Përgjigjja: Po, të gjitha suret e Kuranit kanë në fillim besmelen përveç sures “Tevbe”. Për këtë komentuesit e Kuranit kanë dhënë dy sqarime:
Sqarimi i parë: Sureja “Tevbe” është vazhdim i sures “Enfal” për këtë nuk ka ardhur besmeleja në fillim të saj, ngase është plotësuese e kaptinës së mëhershme.
Sqarimi i dytë: Nuk është përmendur besmeleja në fillim të sures “Tevbe”, ngase në të është përmendur xhihadi dhe lufta ndaj pa besimtarëve si dhe është përmendur edhe kërcënimi ndaj dyfytyrëshave dhe janë publikuar skandalet dhe turpet e tyre. Ndërsa besmeleja vendoset për të treguar mëshirë e në këtë kaptinë është përmendur xhihadi së bashku me cilësitë e dyfytyrëshave. E kjo nuk është prej vendeve të mëshirës por, të kërcënimit dhe frikësimit. Për këtë nuk është përmendur besmeleja në fillim të saj.
/Shejh Feuzani/





