Përgjigje:
Në rastin kur një grua e pranon Islamin, por bashkëshorti i saj nuk e pranon islamin së bashku me të apo nuk e pranon atë brenda një kohe të shkurtër pas saj atëherë martesa e tyre duhet të konsiderohet e pavlefshme. Kjo për shkak se nuk është e lejueshme për një grua myslimane të vazhdojë martesën me një burrë jobesimtar.
Ajo është e detyruar të mos i lejojë atij përfitime bashkëshortore. Megjithatë, nëse burri e pranon Islamin gjatë periudhës së pritjes (ideti-t), atëherë martesa e tyre mbetet e vlefshme. Por, nëse ai nuk e pranon Islamin brenda asaj periudhe, atëherë ndarja e tyre bëhet e domosdoshme pas përfundimit të ʿideti-t
Allahu e di më së miri.
Burimi: https://www.islamweb.net/ Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net




