Vlera e Abdestit
Hadithe mbi rëndësinë e abdestit
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi we selem] ka thënë:
“Nuk i pranohet namazi nga ai që ka prish abdestin derisa të merr abdest.”
(Mutefekun alejhi)
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi we selem] ka thënë:
“Vërtet ummeti im në ditën e kijametit thirren me fytyra të ndritshme, dhe gjymtyrë të ndritshëm nga gjurmët e abdestit.”
(Mutefekun alejhi)
Transmeton Uthmani r.a. se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi we selem] ka thënë:
“Kush merr abdest dhe e plotëson, i dalin mëkatet nga trupi i tij derisa të dalin prej ndër thonjëve.”
(Transmeton Muslimi)
Uthmani ibn Affani r.a. thotë:
“Kam parë të Dërguarin e Allahut [salallahu alejhi we selem] duke marrë abdest sikur abdesti im, pastaj tha: ‘Kush merr abdest kështu, i falen atij mëkatet e kaluara, kurse namazi dhe të ecurit e tij për në xhami janë tepricë.’”
(Transmeton Muslimi)
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“A dëshironi t’ju tregoj se me çka Allahu ia shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja?”
Të pranishmit thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut!”
Pejgamberi [salallahu alejhi we selem] u tha:
“Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë.”
(Transmeton Muslimi)
Shpjegimi
Abdesti është ibadet i madhë, Allahu s.v.t. e ka obliguar si parahyrje në namaz, për t’i pastruar besimtarët nga jashtë dhe brenda, dhe i ka premtuar atij që kujdeset për të, shpërblim të madh dhe falje mëkatesh.
Dobitë
✅ Vlera e abdestit dhe se është shkak për faljen e mëkateve.
✅ Abdesti është kusht për saktësinë e namazit, dhe se namazi nuk pranohet pa abdest, përveçse me arsye.




