Pyetje

Kam një aeroplan lodër që shkruan “Cripes Almighty” (Krishti i Plotfuqishëm). “Cripes” është një eufemizëm (një shprehje e zbutur) për “Christ” (Krisht). A duhet ta heq këtë lodër? A është kufr (mosbesim) ta mbaj? A mund thjesht ta mbuloj me një ngjitëse (sticker)?

Përgjigje

Nëse realiteti është ashtu siç u përmend, që kjo fjalë nënkupton ‘Krisht’, atëherë kjo është besimi i atyre që besojnë në hyjninë e Isait (Jezusit) a.s. (paqja qoftë mbi të). S’ka dyshim që besimi në hyjninë e Isait (Jezusit) është Kufr (mosbesim), siç thotë Allahu i Madhërishëm (me kuptimin):

“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”…’ } [Kur’an 05:17]

Por thjesht mbajtja e asaj lodre nuk konsiderohet mosbesim (Kufr), dhe nuk është detyrim ta heqësh qafe. Sidoqoftë, ajo fjalë Kufr (mosbesimi) që është mbi të duhet të hiqet.

  • Buhariu transmeton se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kurrë nuk linte në shtëpinë e tij ndonjë gjë që mbante kryqa, por ai e hiqte atë.

Ajo që nënkuptohet me heqje është zhdukja, fshirja ose ngjyrosja e saj në një mënyrë që e bën figurën të zhduket, siç është përmendur nga El-Hafidh Ibn HaxherFet’h El-Bari.

Sa i përket mbulimit të saj me një ngjitëse (sticker), na duket – dhe Allahu e di më së miri – se nuk është e mjaftueshme, sepse ajo mund të hiqet për arsye shumë të vogla.

Allahu e di më së miri.

https://www.islamweb.net/