Pyetje: A bën të falesh me unazë dhe vathë apo është haram? Dhe a lejohet të hyjmë në namaz nëse kemi në duar orë, byzylykë apo unaza?
Përgjigjet: Dr. Adelina Kuçana
- Lejohet që gruaja të falet dhe të ketë vënë unazë apo vathë, sepse origjina e tyre është lejimi dhe nuk ka ardhur argument që ndalon faljen e namazit me unaza dhe vathë, përderisa unaza dhe vathët nuk kanë të gdhendur frymorë dhe vathët janë të mbuluar me mbulesë.
- Lejohet që të falesh me unaza, orë dhe byzylykë, me kusht që të mos ketë në to ndonjë gjë të vizatuar frymorë, qofshin këto kafshë apo njerëz.
Allahu e di më së miri!
Kushtet kryesore për aksesorët:
Për t’u konsideruar të lejuar gjatë namazit, këta aksesorë duhet të plotësojnë këtë kriter:
- Pa figura frymorësh: Nuk duhet të kenë të gdhendur apo të vizatuar figura frymorësh (njerëz apo kafshë).
- Pa simbole të ndaluara: Të mos përmbajnë simbole që bien ndesh me besimin islam.
Allahu e di më së miri!




