Një nga gabimet që shpesh e shohim nga ana e namazlive është se ata falen me safa të shkëputur, apo i hapin së tepërmi këmbët në namaz, të bindur se ky është Suneti i sahabëve të Pejgamberit alejhis selam, duke lënë pas dore Sunetin e bashkimit të safave në përgjithësi, kështu që ne shohim se vetëm këmbët janë të bashkuara, e për shkak të kësaj (zgjerimin e këmbëve) nuk mund t’i bashkojmë shpatullat.
Pejgamberi alejhis selam urdhëroi që të bashkohen rreshtat.
Urdhëresat e Pejgamberit alejhis selam
Abdullah ibn Mesudi thotë:
“Pejgamberi alejhis selam na preku supet para fillimi i namazit, duke thënë: ‘Rreshtohuni, mos u ndani, pastaj t’i ndani zemrat tuaja. Le të qëndrojnë pas meje ata që janë në moshë më të vjetër dhe më të ditur dhe pastaj ata që janë pas tyre dhe pastaj ata që janë pas tyre.”
“Plotësoni safat, rreshtoni supet, mbushni zbrazëtirat, mos lini vend për shejtanin, prekni butësisht krihët e vëllezërve tuaj; kushdo që e bashkon safin, Allahu e bashkoftë me veten e tij, dhe kushdo që e këput safin, Allahu e ndanë atë nga Vetja!’ (Ebu Davudi).
Ky është Suneti dhe veprimi i sahabëve, për shkak të ndjekjes së vazhdueshme të tyre të Sunnetit.
Veprimi i sahabëve
- Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I kemi bashkuar shpatullat dhe këmbët”. (Buhariu).
- Nu’man b.Beshiri thoshte: “…pastaj bashkonim supet, gjunjët dhe kyçet e këmbëve”. (Ebu Davud).
Përfundim dhe thirrje për kujdes
Prandaj duhet të kemi kujdes që të bashkojmë shpatullat në mënyrë që shejtani të mos hyjë mes nesh dhe zemrave tona, siç e paralajmëroi Pejgamberi alejhis selam:
“Rradhoni rreshtat duke i drejtuar shpatullat dhe prekni butësisht shpatullat e besimtarëve…”
Zoti na mundësoftë zbatimin e Sunetit!
/Hoxhë Irfan Salihu/




