Pyetje: A është më mirë të lexohet Kur’ani natën, apo është të flihet dhe pastaj të lexohet Kur’ani gjatë ditës, pas namazeve (obligative)?

Përgjigje: Ai lexon sa herë që të mundet, si natën ashtu edhe ditën. Megjithëse, leximi natën është më i mirë sepse Xhibrili ia mësoi Profetit – Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – Kur’anin natën. Prandaj, leximi i tij natën është më i mirë.

🏻Shejkh Salih El-Feuzan – Allahu e ruajttë
📚Burimi: alfawzan.af.org.sa/node/14891
Përktheu: Shpend Rrustemi