Është pyetur shejkhu ynë Ibn Bazi (Allahu llahu e mëshiroftë) si më poshtë:
A duhet të themi Bismil-lah kur derdhim apo hedhim ujë të nxehtë dhe kjo nga frika se mos ka ndonjë xhinë në vendin ku e derdhim ujin (dhe e dëmtojmë)?
Përgjigja:
“Po, e përmend emrin e Allahut me qëllim që nëse ka ndonjë xhinë të jetë i kujdesshëm.”
Pastaj shejkhu tha:
“Kam qenë prezent njëherë në një mexhlis ku i lexohej një personi të prekur nga xhini. Ai që po bënte rukje (lexim kurani ndaj të prekurit) e pyeti xhinin që e kishte prekur (zaptuar) këtë njeri: Përse je futur tek ky njeri? Ai (xhini) tha: “Ky njeri derdhi ujë të nxehtë mbi njërin prej bijëve të mi dhe e vrau.” Ai që bënte rukje i tha: “Por ai nuk e dinte se birit yt ishte në atë vend”. Xhini i tha: “Përse ai nuk përmendi emrin e Allahut, që ai të kishte kujdes (që uji i nxehtë të mos e kapte)?”
Këshilla e Shejkh Zejd El Medkhelij (Allahu e mëshiroftë)
Ka thënë shejkh Zejd El Medkhelij -Allahu e mëshiroftë-:
”Si do që të jetë, uji i nxehtë nuk duhet të derdhet (apo të hidhet) në kanalin e ujërave të zeza dhe as në tokë. Nuk hidhet uji i nxehtë sepse toka është e mbushur me banorë (prej xhinëve), ndoshta uji bie mbi këta xhinë apo të vegjëlve të tyre e kështu ata hakmerren duke e zaptuar. Prandaj nëse dëshiron që njeriu të derdhi ujë të nxehtë atëherë para se ta derdhi ta ftohi me ujë të ftohtë derisa të bëhet i padëmshëm e pastaj e derdh ku të duash në kanalet e ujërave të zeza apo diku tjetër.”
Mbaroi fjala e shejkhut -Allahu e mëshiroftë-.
Mesazh për besimtarët
O musliman, kjo është një çështje e rrezikshme prandaj jini të kujdesshëm, tregojani këtë vëllezërve tuaj, motrave tuaja, bababllarëve dhe nënave tuaja.
Allahu na ruajttë ne edhe ju!
(Përktheu Brulind Callari)




