Po, Kurani është i mbushur me ajete që përmbajnë përkujtime dhe madhërime për Allahun e lartësuar. Dhe t’i lutesh Allahut të madhëruar në një moment të tillë është më afër përgjigjes, sepse zemra kur është e përulur atëherë përgjigja e Allahut është më afër në lidhje me duanë e robit. Dhe nëse bëhet fjalë për namaz, atëherë kjo ka vendin tek namazet nafile dhe namazet vullnetare, ndërsa namazet farze nuk është transmetuar prej Profetit salallahu alejhi ue selem se bënte një gjë të tillë. Ndërsa nëse bëhet fjalë për leximet e Kuranit jashtë namazeve, atëherë mund t’i lutesh Allahut madhëruar në çdo moment kur kalon te ajetet e përkujtimit dhe madhërimit.
/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/




