Përgjigjja: Falja e katër rekateve para jacisë është në rregull, nuk quhet bidat ajo. Nëse don fali dy, nëse don katër, nëse don hiç, por ato rekate nuk e kanë vlerën e suneteve të tjera para farzeve. Nuk e kanë vlerën, nuk e kanë vlerën e sunetit para ikindisë, nuk e kanë vlerën e sunetit para drekës, nuk e kanë vlerën e sunetit para sabahut, as të suneteve pas jacisë.

​Nuk e kanë vlerën e namazeve sunete të tjera, por megjithatë, nëse i fal dy rekate: në rregull. Nëse i fal edhe katër: në rregull, edhe nëse nuk falesh hiq s’prish punë.

​Tash dy rekate, nëse don bëni nijet sunet, nëse don bëni ‘tehijetul mesxhid’ kur të shkosh në xhami para jacisë, nëse don bëni nijet qysh ka thënë Pejgamberi ﷺ: ” Mes çdo dy ezaneve ka dy rekate”, e që i bie ezani dhe ikameti, dy ezane quhen, dy rekate. Pra, ka bazë për dy rekate, nuk quhet bidat kjo punë, po ti nëse don fali, nëse don jo.“

/Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi/