Pyetja: Ne kemi ndërmend t’ua paguajmë prindërve tanë Haxhin këtë vit. Jemi pesë vëllezër e motra dhe po bashkojmë paratë tona për të mbuluar shpenzimet e nevojshme. Mirëpo, njëra nga motrat ka kontribuar me para të marra përmes një kredie bankare. A lejohet që paratë e marra me kredi të përdoren për Haxhin e prindërve tanë dhe a konsiderohet i vlefshëm Haxhi i tyre?
Përgjigje:
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve…
Nuk ka problem që paratë e marra me kredi me kamatë nga motra juaj të përdoren për t’ua mundësuar prindërve kryerjen e Haxhit ose për ndonjë qëllim tjetër të lejuar, sepse ndalesa (mëkati) lidhet me përgjegjësinë financiare të motrës suaj dhe jo me vetë paratë e marra.
Megjithatë, duhet ta këshilloni motrën që të pendohet për marrjen e kredisë me kamatë, duke u penduar për atë që ka bërë dhe duke vendosur të mos e përsërisë më.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net




