Të falet një besimtar apo besimtare duke pasur një çamçakëz në gojë paraqet një shkelje të madhe, sepse besimtari gjithmonë duhet ta ketë frikën e Allahut. E sidomos kur është duke e adhuruar Atë, e veçanërisht kur jemi te shtyllat kryesore të fesë, sikurse është namazi.
Andaj, nëse ti ke në mendjen tënde se je duke adhuruar Allahun, mirëpo në gojën tënde mban sakëz (çamçakëz), atëherë ti po manifeston një mungesë të frikës ndaj Allahut, së pari.
Dhe së dyti, ka nga dijetarët të cilët thonë: nëse njeriu mban në gojë gjatë namazit, kur është duke u falur, diçka e cila shkrihet apo tretet, sikurse është sheqeri, namazi i tij do të prishet. E tillë ka mundësi të jetë edhe çamçakëzi.
Andaj, kini frikën e Allahut! Faleni namazin ashtu siç i takon një besimtari, duke qenë të përqendruar dhe me frikërespekt të lartë, sepse kemi dalë para Tij.
Hoxhë Armend Haxhiu




