Ulja e shikimit është detyrim fetar, jo zgjedhje.

●Allahu i Lartësuar thotë:
{Thuaju besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë nderin e tyre. Kjo është më e pastër për ta.} (Sure en-Nur, 30)

Në një kohë kur sprovat janë shtuar dhe joshjet janë bërë të shumta, muslimani ka nevojë për një metodë praktike që ta ndihmojë të qëndrojë i palëkundur.

1️⃣ Frytet e uljes së shikimit
💡Pastërtia e zemrës.
💡Drita e largpamësisë.
💡Ëmbëlsia e besimit.

2️⃣Mjete që ndihmojnë për uljen e shikimit:

Të ndiesh se Allahu të mbikëqyr.
•Kujto gjithmonë se Allahu të sheh.

Ki turp prej Allahut që të të shohë duke vështruar atë që Ai e ka ndaluar.

•Mbyllja e rrugëve që të çojnë në gjynah.
Në telefon dhe rrjetet sociale: Fshi çdo gjë që zgjon epshin. Ndjekja është zgjedhje, ndërsa algoritmet të shfaqin atë që ti shikon.

•Në rrugë: Ule shikimin dhe mos e lësho mbi kalimtarët.
Mbaje shikimin të përqendruar në drejtimin ku ecën.

•Luftimi i vetes kur ndodh shikimi i papritur.
I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të):
“O Ali, mos e paso shikimin me një shikim tjetër, sepse i pari të falet (kur është pa qëllim), ndërsa i dyti nuk të lejohet.”
(Transmeton Tirmidhiu.)

•Forcimi i besimit.
Agjërimi: Ai e dobëson forcën e epshit, ashtu siç e ka këshilluar Profeti ﷺ të rinjtë.

•Duaja: Thuaj shpesh: “O Allah, të kërkoj udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe pasuri
(që më bën të panevojshëm për krijesat).”

•Angazhimi me gjëra të dobishme.
Sepse boshllëku është një derë e madhe nga e cila hyn shejtani.

3️⃣Nëse gabon, çfarë duhet të bësh?

Mos u dëshpëro dhe mos lejo që shejtani të të humbasë shpresën. Allahu i Madhëruar thotë:
{Vërtet, veprat e mira i fshijnë veprat e këqija.}
(Sure Hud, 114)

Nxito të kërkosh falje nga Allahu, pendohu sinqerisht dhe pasoje veprën e keqe me një vepër të mirë, e cila e fshin atë.

Ulja e shikimit është trimëri, forcë vullneti dhe shenjë e sinqeritetit të besimit. Kush lë diçka për hir të Allahut, Allahu do ta zëvendësojë me diçka më të mirë.


Lusim Allahun t’i pastrojë zemrat tona dhe t’i ruajë gjymtyrët tona nga çdo gjë që e zemëron Atë.

t.me/Siraxh