Pyetja:

“Një ditë e fala namazin drekës në xhami. Pasi u fal dreka, pati një xhenaze aty dhe ju falë namazi, unë nuk u fala me ata. Xhenazja është te xhamia, ndërsa xhemati brenda xhamisë me imamin e falën namazin e xhenazes. A është edhe kjo e ndaluar me marrë pjesë femrat në namaz?”

Përgjigja: “Me e falë femrat namazin e xhenazes nuk është e ndaluar. Përkundrazi, edhe ajo e ka shpërblimin që është përmendur.

Femra është e ndaluar me marrë pjesë në varrim bashkë me burrat, atje te varret. Xhenazja, gratë e burrat, duan, e kësijsoj sidomos tash, gratë kur po vijnë në varrime po stacionohen më afër varrit. Vallahi po i pengojnë njerëzit për me e mbyllur varrin te varri aty domethënë. Po mirë be biri, ndiqe prej te shtëpia, ty nuk e kujdesesh, nuk i ke ndenjur kështu te kryet sa e sa. E kështu që po bëhet më shumë pengesë se që po marrin pjesë.

E kështu, namazin me e falë nuk prish punë. Është domethënë e lejuar edhe pse falet në xhami. Domethënë nëse namazi, nëse xhenazja është në xhami, s’prish punë. Më mirë është xhenazja domethënë me qenë jashtë xhamisë edhe pas namazit pastaj i falet xhenazja, imami bashkë me xhematin, edhe gratë t’ia falin xhenazen.

Edhe për gratë është shpërblimi i një kirati. Edhe gruas, nëse është xhamia edhe nëse ka mundësi me ia falë xhenazen, rreshtohet në fund atje, diku nga fundi, i safit të fundit, edhe ia fal xhenazen, e merr një kirat, e merr një shpërblim sa mali i Uhudit.”

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/