Përgjigjja e shkurtër: A lejohen depozitat bankare? (Kursimi me interes)
Jo nuk lejohen. Depozitat bankare me afat dhe interes nuk lejohen, sepse në thelb ti ia jep bankës paratë si borxh dhe banka të kthen më shumë se shuma që ke depozituar. Kjo shtesë e garantuar konsiderohet kamatë (riba).
Ndërsa mbajtja e parave në llogari rrjedhëse/debit, pa përfitim interesi dhe pa afatizim, është çështje tjetër dhe nuk hyn në këtë ndalesë.
Përgjigjja e plotë:
“Depozitat bankare…këtu ku e kemi pmproblemin e kamatës sepse ti i depoziton paratë, i afatizon paratë në një afat të caktuar edhe merr një 2% ose 3% më tepër. Domethënë, në rrafshin e analizës bankare, atë që i quajnë depozita bankare apo afatizime bankare, mirëpo në ekonominë islame kjo është borxh.
Domethënë, unë ia kam huazuar, i kam dhënë borxh bankës 10,000 euro, d.m.th. banka thotë: ‘Nëse nuk i tërheq këto për një afat të caktuar, ne t’i japim 10,070 euro ose 10,100 euro, varësisht…’ Kjo i i bie që unë po profitoj, domethënë borxhit po jap më pak e po marr më shumë se sa i kam dhënë. Pikerisht kjo është kamata.
Cili është dallimi mes depozitave bankare edhe debit kartelës?
Dallimi është essencial.
E para: Sepse me debit kartelë nuk ka kamat në të, ndërsa në depozitat bankare ka kamatë në të.
E dyta: Në llogarinë rrjedhëse timen unë mund me i tërheqë sa të dhe me vendos sa të dua, dmth thjesht qarkullon, pa problem. Domethënë s’ka asnjë problem, s’ka asnjë limit të caktuar i tërheqjes. Domethënë nëse më kalon edhe më del paga mujore, mund me e tërheqë në momentin kur del, mund me e tërheqë pas një dite, pas dy dite, pjesë-pjesë, kur të duash. Domethënë nuk ka kufizime.
Përderisa depozitat bankare në momentin kur i tërheq paratë, prishet afatizimi edhe e humb shpërblimin që i thotë banka, ndërsa ne i themi kamatë, domethënë në ekonominë islame i themi kamatë.
Kështu që depozitat bankare ose afatizimet nuk lejohen. Nuk lejohen, domethënë janë paratë tona, mirëpo nuk lejohen në këtë formë që me ia dhënë bankës si borxh e pastaj ne me profituar prej borxhit.”
/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/
×