Dispozita e depilimit të pjesëve intime
Motër e nderuar:
Nuk lejohet ekspozimi i pjesëve intime të trupit për seancë lazer (depilim), kjo nuk është një justifikim sheriatik që ju ta veproni këtë.
Kërko një qendër që ju lejon të përdorni pajisjen në zonën intime vetë.
Sa për informim, ka qendra që lejojnë klientët e tyre ta përdorin pajisjen vetë edhe nëse nuk ka (një mundësi të tillë) në zonën ku jetoni, kjo nuk e lejon ekspozimin e pjesëve intime me qëllim të heqjes së qimeve me lazer.
Gjithashtu, punëtorëve në këto qendra nuk i lejohet të shohin pjesët intime të klientëve për të hequr qimet me lazer, sepse kjo nuk është një domosdoshmëri sheriatike, përkundrazi, ju mësojini ata (klientët) se si ta përdorin pajisjen në këto zona.
Gjithashtu, kushdo që argumenton se nuk mund ta bëjë këtë vetë, le të përdorë pajisje personale dhe mjete të njohura që përdoreshin dhe përdoren për heqjen e qimeve.
HATIM EL-HUVEJNI
Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi




