Nuk ka dyshim se mosrespektimi i prindërve konsiderohet prej mëkateve më të mëdha, të cilat mund t’i bëjë robi në këtë dynja. Shkon te baba, qan, shkon te varri, qan pas varrit, çfarë do të thuash… por ç’vlerë ka, shkon tash kur ti s’je kujdesur për të kur ka qenë gjallë? Ka shkuar javë e muaj, s’ke qenë te dritja, s’ke qenë i zënë… e lëre më pastaj dhe ruat Zot edhe më keq, e ke marrë keq përjashta. Ne nuk e dimë çfarë bën Zoti me ty. Njeriu kur e bën ndonjë mëkat të madh në raport me Zotin, e ka më lehtë. Por, i or tjetër, i ke hyrë në hak atij shoqi, i ke hyrë në hak prindit, i ke hyrë në hak shokut, mikut. Ata kanë vdekur, i ke bërë zullum njerëzve.
Sa njeriu hyn në burg pa pikë faji? Sa njeriu është bërë i padrejtë? Kur është dalë drejtësia, kudo qoftë, me kanune, nëpër gjykata, pse veç është i dobët, s’ka krah? Dhe e kupton njeriu dikur.
Por tash, mirë që po punon punë të mira. Vazhdo me punu punë të mira dhe me bë dua për ta, për çdo namaz dhe për çdo ditë, që Allahu ta mëshirojë babën e nënën, që Allahu me i bë ata nesër, në Ditën e Gjykimit kur dalim para Lartmadhërisë së Tij, me ta bë hallall.
Mes myslimanëve, një pjesë e madhe e padrejtësive dhe e fjalosjeve që janë bërë mes myslimanëve nuk gjykohen në Ditën e Kiametit, por shtyhen përtej Urës së Siratit. Kur ta kalojnë besimtarët Urën e Siratit, atyre që Allahu ua ka caktuar me hy në Xhenet, para se me hy në Uret e Siratit është një vend që quhet Kantare. Krejt xhennetlitë, miliarda sa janë, janë në atë vend. Nuk hapet dera e Xhenetit para se me e bë një llogari të shpejtë besimtarët mes veti. Tani në këto momente mua më kujtohet apo ty apo tjetrit se çfarë padrejtësie na ka bërë filani. Se kam harruar, dhe vjen koha me marrë hakun, dhe më thuhet mua “filani po ta lyp hallall”, ose vjen ti, thua “bëma hallall”, dhe them “jo, kur ta shoh se sa shumë je lutur për mua, sa shumë ke dhënë për mua, tu dëshiruar me dalë…”. Dhe ato janë mbledhur, dhe unë them: “Nga i mora këtu këto? Këto janë për vëllait tënd, i cili ka bërë zullum, por është penduar mbas vdekjes, është lutur për ty, o është lutur për ty, ka bërë sadaka për ty, ka bërë mirë njerëzve për ty, veç për ty, për shpirtin tënde ka bërë nijet krejt këto dhe ia ka dhënë sevapin”. I fal.
Edhe te prindi, nëse bën shumë për prindin pas vdekjes së tij, me emrin e Allahut azze xhel, ka shpresë e kjo është e madhe e Zotit, që Ai ka me pajtuar ose ka me bërë Zot atë me pajtuar për me ta bërë ty hallall. Mund të ndodhë që nuk je lutur për ta, nuk je çuar sevap për ta, por Allahu do me të bindë ty që ti me ma bërë hallall.
O Allah, na bë banorë të Xhenetit! O Allah, na bë banorë të Xhenetit, ja Rab!
/Hoxhë Dr. SHEFQET KRASNIQI/
Writing
Nuk ka dyshim se mosrespektimi i prindërve konsiderohet prej mëkateve më të mëdha që mund t’i bëjë robi në këtë dynja.
Shkoj te varri i babait, shkoj te varri i nënës, shkoj pas varrimit… Çfarëdo që të thuash, ata kanë shkuar. Ti nuk di nga t’ia nisësh, ndërkohë që ata nuk janë më gjallë. Kanë kaluar javë e muaj, ti nuk ke qenë pranë tyre, nuk ke qenë i zënë, por nuk ke shkuar. Dhe ruana Zot, edhe më keq kur e ke larguar nga vetja, kur e ke nxjerrë jashtë, kur e ke bërë të vuajë prindin tënd.
Ne nuk e dimë se çfarë bën Allahu me ty. Njeriu, kur bën ndonjë mëkat të madh, nëse është mëkat ndaj Allahut, në raport me Të, e ka më lehtë. Por kur u ke hyrë në hak njerëzve, kur i ke hyrë në hak prindit, shokut apo mikut, atëherë çështja është më e rëndë.
Ata kanë vdekur, ndërsa ti u ke bërë zullum njerëzve. Sa njerëz hyjnë në burg pa pikë faji? Sa njerëzve u është bërë padrejtësi? Kur drejtësia nuk vihet në vend, kudo qoftë, nëpër gjykata apo në institucione, pse ndodh kjo? Sepse dikush është i dobët, nuk ka krahë. Dhe këtë e kupton dikur.
Por është mirë që po punon punë të mira. Vazhdo të punosh punë të mira dhe të bësh dua për prindërit, në çdo namaz dhe çdo ditë, duke iu lutur Allahut që ta mëshirojë babanë dhe nënën tënde. Lutju Allahut që, nesër, në Ditën e Gjykimit, kur të dalim para Lartmadhërisë së Tij, t’i bëjë ata që të ta bëjnë hallall.
Mes myslimanëve, një pjesë e madhe e padrejtësive dhe fjalosjeve që janë bërë mes tyre nuk gjykohen në Ditën e Kiametit, por shtyhen përtej Urës së Siratit.
Kur besimtarët ta kalojnë Urën e Siratit, ata të cilëve Allahu ua ka caktuar të hyjnë në Xhenet, para se të hyjnë në Xhenet, ndalen në një vend që quhet Kantara.
Të gjithë xhenetlinjtë, miliarda sa janë, ndodhen në atë vend. Nuk hapet dera e Xhenetit. Para se të hyjnë, bëhet edhe një llogari e shpejtë mes besimtarëve.
Në ato momente, mua, ty apo dikujt tjetër mund t’i kujtohet se çfarë padrejtësie na ka bërë filani. Ndoshta e kemi harruar, por vjen koha për të marrë hakun. Atëherë mund të më thuhet: “Filani po të kërkon hallall.”
Ose vjen ti dhe më thua: “Ma bëj hallall!”
Unë mund të them: “Jo!”
Por kur të shoh se sa shumë je lutur për mua, sa shumë ke dhënë për mua, atëherë mund t
ë të fal.
Aty janë mbledhur të gjithë dhe unë them: “Nga t’i marr këto?” Më thuhet: “Këto janë për vëllanë tënd, të cilit i ke bërë zullum, por ai është penduar pas vdekjes. Është lutur për ty, ka bërë sadaka për ty, ka bërë mirësi ndaj njerëzve për ty. Vetëm për ty, për shpirtin tënd, ka bërë nijet dhe ja ku janë sevapet.”
Atëherë ia fal.
Edhe për prindin, nëse bën shumë për të pas vdekjes së tij, me emrin e Allahut Azze ue Xhel, mund të kesh shpresë në mëshirën e madhe të Allahut, që Ai ta pajtojë atë me ty dhe ta bëjë që të ta bëjë hallall.
Mund të ndodhë që nuk je lutur për ta, nuk ke çuar sevape për ta, por Allahu dëshiron të të bindë që ata të ta bëjnë hallall.
Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi




