Pyetja:

Jam duke agjëruar gjashtë ditët e muajit sheval ama një ditë mbas namazit të sabahut kam parë ëndërr, pa ejakulim, dhe nuk jam pastruar. A më është pranuar agjërimi apo duhet të agjëroj edhe një ditë shtesë?

***

Përgjigjja:

Derisa nuk keni parë shenja të ejakulimit, të cilat e obligojnë guslin atëherë kur shihen, nuk keni pasur obligim të pastroheni – të merrni gusël. Padyshim se edhe agjërimi i asaj dite është në rregull, nëse i ka plotësuar edhe kushtet e tjera. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku