Pyetja:

Çfarë duhet vepruar kur hidhërohesh?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I fortë s’është ai, që mund dhe mposhtë kundërshtarin. Por, i fortë është ai, që kontrollon vetveten në hidhërim”. [1]

Pra, i fortë s’është dikush që i mund njerëzit dhe i mposhtë ata, por është ai që “… kontrollon vetveten në hidhërim”. Domethënë, ai përmbahet dhe e ndal vetveten gjatë rasteve kur hidhërohet. Kontrollimi i vetvetes gjatë hidhërimit konsiderohet cilësi e mirësjelljes. Kështu, nëse hidhërohesh, mos lë që hidhërimi të depërtojë, por kërko shpëtim te Allahu nga dreqi i mallkuar. Nëse je në këmbë, ulu. Nëse ju ulur, shtrihu. Dhe nëse hidhërimi vjen duke u shtuar, atëherë merr abdes, derisa të të largohet.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mekarimul-Akhlak” (fq. 32-35)

——————————-

[1] Buhariu dhe Muslimi