Pyetja:

Kam një hall apo më mirë ndoshta të them një pyetje, për të cilën ende po kërkoj përgjigjen tuaj: Kam një motër timen, të cilën edhe e dua shumë. Gjithashtu, për shkak të kësaj dashurie të madhe që kam për të, dua që t’ia gjej një burrë të mirë dhe të devotshëm, por nuk po mundem të gjej një mënyrë të përshtatshme që t’ia them njërit prej vëllezërve të mi këtë propozim.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ne do t`ju këshillonim që të mos ngurroni të kontaktoni direkt me personin që mendoni se është i përshtatshëm për motrën tuaj dhe t`i propozoni martesë. Por gjithashtu ju duhet të kuptoni se ky është propozim dhe nuk duhet të ndikojë negativisht në raportin tuaj nëse ai refuzon ose fillimisht pranon, por më vonë, pa marrë parasysh arsyen, pas takimit me motrën tuaj nuk realizohet bashkimi mes tyre.

Disa njerëz mund ta konsiderojnë këtë si jo të qëlluar apo turp, por kjo nuk është e saktë, pasi në përgjithësi te njerëzit kjo ndodh dhe është një praktikë që bëhet. Megjithëkëtë, nëse ju nguroni, atëherë mund ta bëni këtë në formë indirekte duke shtyrë dikë tjetër nga shokët e tu, që t`ia hapin çështjen këtij personi, qoftë edhe duke mos e kuptuar ai se ju jeni iniciuesi. Kjo ishte ajo që arritëm t’ju shkruajmë në këto pak minuta në lidhje me letrën tuaj. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi