Pyetja:

A mund ta bëj nijet në syfyr me qumësht apo lëngje nëse nuk gjej ujë?

***

Përgjigjja:

Për syfyr nuk ka të paraparë ndonjë ushqim të caktuar që të praktikohet siç është rasti me hurmat në iftar. Jo, në syfyr mund të përdorni çfarëdo lloj ushqimi dhe ta keni për qëllim syfyrin. Në këtë formë do ta arrini begatinë e syfyrit inshaAllah, edhe nëse hani pak ushqim ose edhe nëse pini qoftë edhe një fyt ujë apo lëng.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku