Pyetja:

A bën që një vajzë të falet me pantallona? Çfarë veshje është urdhëruar në Sheriat për namaz?

***

Përgjigjja:

S’është e lejueshme të mbartet veshja e cila tregon gjymtyrët dhe formën e trupit të femrës. Veshja e ngushtë s’është e lejueshme as për meshkujt e as për femrat, por veçanërisht është e ndaluar për femrat, ngaqë fitneja (pasojat e këqija) në këtë rast është më e madhe. Për sa i përket namazit veçanërisht, nëse një person falet me auretin (pjesën e turpshme të trupit) e mbuluar me të tillë veshje, namazi i tij është i vlefshëm në vetvete, ngaqë aureti është mbuluar, por ai po mëkaton duke u falur në veshje të ngushtë ngaqë ai ka shkel në një nga rregullat e namazit duke mbartur veshje të ngushtë. Kjo është nga njëri aspekt. Aspekti tjetër është se kjo është shkak për joshje dhe tërheq vëmendjen, veçanërisht në rastin e femrës. Kështu, femra duhet të mbulohet me veshje të çlirët, që i mbulon ato dhe nuk tregon ndonjë nga gjymtyrët e trupit të tyre apo të tërheqë vëmendjen. Pra, veshja s’bën të jetë e rralluar apo e tejdukshme, por duhet të jetë veshje që fsheh, e cila do ta mbulojë femrën plotësisht.

Shejh Dr. Salih el Feuzan, “el-Munteka min Fetaua”, 3/454