Pyetja:

Çfarë duhet të bëjë gruaja me përfundimin e menstruacioneve?

***

Përgjigjja:

Me përfundimin e menstruacioneve të saja, gruaja duhet të kryejë ritualin e pastrimit, gjë që përfshin tërë trupin e saj, me qëllim të pastrimit të vetes së saj. Kjo është provuar me thënien e Pejgamberit ﷺ: “Nëse ju vijnë menstruacionet, lëreni namazin. Kurse, kur të përfundojnë, pastrohuni dhe vazhdoni namazin.” [1]
– Mënyra e këtij pastrimi [gusli]
Gruaja e bën qëllimin për menjanimin e papastërtisë apo pastrimin e vetvetes për të
kryer namazin dhe akte tjera të ngjashme të adhurimit. Atëherë, ajo duhet të thotë,
‘Bislmilah’ (me emrin e Allahut). Ajo pastaj duhet të derdhë ujë nëpër gjithë trupin e saj
dhe t’i lagë rrënjët e flokëve me të, ndonëse, nëse i ka të lidhura, s’është e domosdoshme
që t’i zgjidhë ato, por ajo vetëm i lagë me ujë. Po ashtu, është e lejueshme për të që të
përdorë Sidr [fletët e drurit të Lotusit (zambaku i ujit)] apo ndonjë mjet tjetër të
pastrimit. Po ashtu, është mustehab (e rekomanduar) për të që ta vë një copë pambuku të
parfumosur në vaginë, pas larjes. Kjo është provuar me rastin kur Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Esmën për ta bërë këtë. [2]

Dr. Salih el-Feuzan

Përktheu: Suad Shabani

———————

[1] Buhariu

[2] Muslimi