Pyetja:

Një i sëmurë iu nënshtrua një operimi kirurgjik dhe, pas tij, ai i huqi disa namaze të obligueshme. A duhet që ai t’i falë krejt së bashku pasi ta marrë veten, apo duhet t’i falë në kohën e tyre? Domethënë, a duhet që ai të falë sabahun e humbur bashkë me sabahun aktual, drekën me drekën, etj?

***

Përgjigjja:

Ai duhet t’i falë krejt së bashku, sepse, kur Pejgamberi ﷺ e huqi namazin e ikindisë gjatë betejës së Hendekut, ai e fali para akshamit, kështu që, kur një person i huq disa namazeve të obligueshme, ai duhet t’i falë bashkë e të mos i vonojë.

Shejh Muhamed bin Salih el-Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.2, faqe 441