Agjërimi dhe gjidhënja ,fëmija deri në moshën 0 – 1 vjeçare
Agjërimi dhe gjidhënja ,fëmija nga 1 deri 2 vjeç
A do të dëmtoj agjërimi fëmijun tim ?
Ndikimi i agjërimit tek nëna gjidhënëse
Ardhja e Muajit Ramazan për shumë familje e në veçanti edhe për nënat, kuptohet si një mundësi e madhe për të qenë afer Zotit të tyre me lutje agjërim e vepra të mira. Nga kjo ndjenjë lind edhe dilema e shpeshtë se a duhet të agjërojnë përkundër që fëmija i tyre është në procesin e gjidhënjes.
Ne duhet të rikujtojmë se edhe në baza mjekësore por edhe teologjike, shëndeti i nënës dhe fëmijes është në rend të parë.
Pra, një nëna gjidhënëse është e liruar nga obligimi i agjërimit të muajit Ramazan.
Agjërimi dhe gjidhënja deri në moshën 0 – 1 vjeçare
Fëmija deri në muajin e 6 – të cili është tërësisht në procesin e gjidhënjes, merr gjithçka që i duhet përmes gjidhënjes. Kusht për të ndodhur kjo është një ushqyerje e drejtë e nënës.
Një nënë gjidhënëse e një fëmije deri në moshën 6 mujore I cili varet tërësisht nga procesi i gjidhënjes, nuk do të duhej të përfshihej në procesin e agjerimit, pasi kjo do të mund të ndikonte direkt në prosesin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës.
Nga mosha 6 muajshe e deri një vjet, përsëri duhet mjaft kujdes se megjithatë gjidhënja luan një rol të rëndësishëm sa i përket marrjes së ushqimit të nevojshëm.
Agjërimi dhe gjidhënja nga 1 deri 2 vjeç
Nga mosha 1 deri në 2 vjeç, kur fëmija juaj merr edhe ushqimet tjera atëherë një nënë nuk është e obliguar por mund të aplikojë agjërimin duke pasur parasysh një sërë këshillash gjatë kohës së agjërimit.
Gjatë kësaj kohe, pra nëse fëmija ka mbi 1 vjet, ai shfrytëzon ushqime të ndryshme dhe gjidhënja mund të jetë disa herë në ditë ose në kohen kur të shkojë për të fjetur, andaj gjatë kësaj kohe agjërimi është i mundshëm por jo krejtësisht i lehtë për të realizuar.
Nëse një nënë vendosë për të aplikuar agjërimin, atëherë duhet kujdes i veçantë në ushqimin e saj nga koha e iftarit e deri në kohën e syfyrit, që gjatë kësaj kohe ti marrë nutrientët e nevojshëm dhe ushqimin e shëndetshëm.
A do të dëmtoj agjërimi fëmijun tim ?
Në shumë studimë që janë bërë tek nënat gjidhënëse, është konstatuar që marrja e drejtë e ushqimit nga koha e iftarit deri në kohen e syfyrit, ndikon që te shumica nga to të mos vijë deri te reduktimi i konsiderueshëm i sasisë së qumështit apo deri te ndërrimi i cilësisë.
Një ndryshim i tillë mund të shihet tek gra që agjërojnë pa ndërprerë më shumë sesa 24 h.
Edhe pse nuk është konstatuar ulje të makroelementeve apo ndryshim të tyre, megjithatë kemi ulje të mikroelementeve si : zinku, magnezi gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve në procesin e gjidhënjes.
Nuk kemi ulje të yndyrave për arsye që organizmi i shfrytëzon yndyrat rezervë gjatë muajit Ramazan kur një nënë agjëron.
Në princip agjërimi nuk do rrezikonte jetën e fëmijës tuaj, por do sjellte nje mundim të theksuar për nënën e cila aplikon këtë proces e në raste të veçanta do të mund të ndikonte direkt edhe tek fëmija juaj, sidomos nëse është në 6 mujorin e parë të jetës atëherë kur gjidhënja ngelet mënyra e vetme e ushqimit.
Pas muajit të 6- të nëse ju do e vëreni ndryshime tek foshnja juaj, përsëri nuk do te duhej të jeni e përfshirë në procesin e agjerimit. Ndryshimet mund të jenë si më poshte :
Ndryshimet mund të jenë si më poshtë :
• Ulje të numërit të pampersëve që ka nevojë për të ndërruar te fëmija juaj gjatë kohës së agjërimt ( i posalinduri duhet të ndërrojë pampersin disa herë gjatë ditës );
• Jashtëqitje ngjyrë të gjëlbër, pra kemi ndryshim të ngjyrës së jashtëqitjes ;
• Qarje e vazhdueshmë e fëmijës, mos qetësim dhe fjetje adekuate ;
• Mos fitimi i peshës së nevojshme apo në ca raste edhe humbje peshe te fëmija;
• Ndryshim të gjendjes së përgjithshme dhe relacionit gjuumë –zgjim (kemi një foshnje e cila pas fillimit të agjërimit tuaj ndryshon tërësisht ritmin që kishte me parë, duke u bë më i theksuar ose zgjimi i vazhdueshëm me qarje ose përgjumje shumë më e theksuar, në të dy rastet duhet mjaft kujdes.
Ndikimi i agjërimit tek nëna gjidhënëse
Gjatë procesit të agjërimit të një nënë gjidhënëse, mund te kemi disa probleme apo vështirësi si :
• Do të kemi mundësi të mëdha të vie deri te procesi i dehidrimit. Një nënë gjidhënëse si pasojë e kërkesave të fëmijës dhe mos mundësisë së ushqimit gjatë ditës, do të ketë mundësi reale te vijë deri te procesi i dehidrimit me të cilin do rrezikonte shëndetin e saj por edhe të fëmijës të saj. Shenjat e dehidrimit do të jene: etje e shtuar, ndryshimi i ngjyrës dhe erës së urinës, lodhje shumë e shprehur dhe përgjumje edhe kur keni pushuar mjaftueshëm, si dhe kokëdhimbje e thekësuar. Nëse i keni këto simptoma dhe jeni agjërueshëm është e nevojshme që urgjentisht të ndërprisni agjërimin dhe të merrni sasi të nevojshme të lëngjeve.
• Do të kemi rënje në peshë. Nëse rënja në peshë është më e madhe sesa 1 kg në javë, kjo është indikacion për ndërprerje të agjërimit pasi edhe shëndeti juaj e edhe i foshnjes tuaj mund të rrezikohen nga aspekti shëndetsor.
Për në fund po e përkufizojmë :
të qenurit nënë është një dhunti e veçantë , është një ndjenjë e veçantë.Të qenurit nënë gjidhënësë eshtë hapi më i rëndësishëm për jetën e një fëmije të posalindur. Nëse jeni një nënë e tillë nuk keni nevojë të rrezikoni procesin e gjidhënjes duke aplikuar agjërimin, sidomos nëna nga 0 deri në 1 vjeç.
Nëse Zoti juaj ju liroi nga një obligim i tillë, nuk është e nevojshme të ngarkoni vetveten më shumë sesa mund të përballoni. Shfrytëzimi i lehtësirave kur ka mundësi të bëhet diçka e tillë, është nga parimet bazë në fushën e mjekësisë e teologjisë.
Muaji Ramazan mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga një nënë gjidhënëse në ritualet tjera përpos agjërimit
Dr.Ismail Lutolli
Subspecialist Dijetolog-Nutricionist