Pyetja:
Çfarë të veprojnë gruaja gjidhënëse dhe shtatëzënë me agjërimin e ramazanit, të agjërojnë apo jo?
***
Përgjigjja:
Gruaja gjidhënëse dhe shtatëzëne duhet të agjërojnë muajin e bekuar të Ramazanit. Mirëpo, nëse një mjeke e besueshme thotë se agjërimi i bën dëm gjidhënëses ose shtatzënëses, atëherë ato nuk e agjërojnë ramazanin, por pasi të forcohen ose pas lindjes ose gjidhënjes ato duhet ta kompenzojnë agjërimin e ramazanit. Nuk duhet që ta marrim me lehtësi çështjen e mosagjêrimit, nëse nuk bën agjërimi dëm, atëherë ato duhet të agjërojnë, në të kundërtën (nëse u bën dëm agjerimi atyre ose fëmijës së tyre) ato duhet të mosagjërojnë dhe ta kompensojnë agjërimin më vonë.
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani