Pyetja:

Nëse të vjen cikli diku në orën 9 e s’e ke falë jacisë, që ka hyrë në orën 6, kur të pastrohesh, a duhet me kompenzuar, edhe nëse të ndalet cikli kah mesnata, por s’e sheh shenjën e bardhë, e pret deri të nesërmen në orën 10, kur e sheh sekrecionin e bardhë a duhet me kompenzuar namazet, domethënë, jacinë dhe sabahun, pasi që nuk ke pasur menstruacione, as asgjë gjatë asaj kohe?

Përgjiga:

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Pyetja jote në fakt përmbledh dy çështje:

E para: A falet namazi i kohës në të cilën të vijnë menstruacionet pas pastrimit nga menstruacionet?
Përgjigja për këtë është:
Nuk e ke detyrë faljen e atij namazi në kohën e të cilit të kanë ardhur menstruacionet pas pastrimit nga menstruacionet, sepse nuk kemi asnjë argument që na vërteton që duhet plotësuar ai namaz. Dhe duhet të dish se baza në fenë tonë është se adhurimet ndërtohen (veprohen) me argumente.

E dyta: Në kohën që nuk ke menstruacione, a duhen falur namazet e kësaj kohe?
Përgjigja për këtë është:
Nuk llogaritesh e pastër nga menstruacionet derisa të shohësh sekrecionin e bardhë që është tregues i pastrimit tënd. Koha në të cilën ti nuk ke menstruacione, llogaritet që ti je e papastër, sepse akoma nuk je pastruar, dhe derisa të pastrohesh (dhe pastrimi nga menstruacionet nuk është vetëm me ndërprerjen e menstruacioneve, por me rrjedhjen e sekrecionit të bardhë), ti nuk ke detyrë asnjë lloj adhurimi; përkundrazi, e ke të ndaluar derisa të pastrohesh. Në rastin konkret në pyetje, nuk e ke detyrë as faljen e jacisë dhe as të sabahut.

Allahu e di më së miri!

Dr. Adelina Kuçana