Pyetja:

A e ka obligim gruaja muslimane me nifas (lehoni, gjaku pas lindjes) të falet dhe të agjërojë kur pastrohet para dyzet ditëshit?!

***

Përgjigjja:

Po, pasi të pastrohet para dyzet ditëshit e ka për obligim që të agjërojë nëse gjendet në muajin e ramazanit, të falë namazin, njashtu motrës i lejohet të kryejë marrëdhënie intime me burrin e saj. Dmth., në këtë rast, motra është në gjendje të pastër, gjë e cila ia mundëson asaj, faljen e namazit, agjërimin, si dhe të kryejë marrëdhënie intime me burrin e saj etj.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani