Pyetja:
A e ka parë Pejgamberi ﷺ, Allahun?
***
Përgjigjja:
Sipas mendimit më të saktë, Pejgamberi ﷺ nuk e ka parë Allahun me sy, por me zemër, sepse kur u pyet për këtë gjë, Ai tha: “Ai ishte dritë… Si mund ta shihja!?”. [1]
Pra Pejgamberi ﷺ ka parë një dritë, e cila e pengon njeriun që të shohë Allahun.
Në një hadith tjetër, Pejgamberi ﷺ thotë: “Mbulesa e Tij është dritë. Sikur të mos ishte kjo mbulesë, do të digjej çdo gjë.” [2]
Kur u pyet nëse e ka parë Pejgamberi ﷺ, Allahun, Aishja e shoqja e tij tha: “Kush thotë se Pejgamberi e ka parë Allahun, ka bërë një shpifje mjaft të madhe ndaj Allahut, sepse Ai thotë: “Allahu nuk i flet asnjë njeriu, përveçse nëpërmjet shpalljes, apo pas një mbulese, apo ndërmjet një të dërguari.” (42:51)
“Atë nuk mund ta përfshijnë shikimet, ndërsa Ai i përfshin shikimet.” (6:103)
Shejh Albani, Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”
—–
[1] Muslimi
[2] Muslimi