Pyetja:

Jam një grua e martuar dhe ka një vit që jam mbuluar. Në shtëpinë ku jetoj, vetëm unë falem. Unë flas tërë ditën vetëm për fe por as që më dëgjon kush. As burri im nuk falet në familje! A e kam gjynah që jetoj me një burrë që nuk falet dhe pi alkool?

***

Përgjigjja:

Ju duhet të vazhdoni ende me përkujtime dhe këshillime për besim dhe fe të pastër. Ajo që është e rëndësisë së veçantë në këtë rast është besimi i bashkëshortit tuaj. Dhe ne duhet të përqëndrohemi në këtë çështje. Nëse burri juaj deklarohet se nuk beson në Ahiret, ju duhet ta shtoni edhe më tepër angazhimin tuaj në thirrjen e tij në besim të pastër islam. Duhet të keni parasysh se shumicës së popullit tonë i mungon dija për fe. Madje edhe kushtet kryesore të besimit nuk i dinë. Nuk e dinë se çka bën të debatohet e çka jo. Në raste të tilla kemi obligim që atyre personave t’iu ofrojmë argumente të ndryshme, literaturë fetare islame, ta thërrasim në ndonjë takim me ndonjë hoxhë dhe njëkohësisht t’i lutemi Allahut Fuqiplotë, që t’ua zbusë zemrat dhe t’i udhëzojë në Rrugën e Drejtë. Pasi t’i kryejmë këto obligime ndaj tyre, në këtë rast edhe ju ndaj burrit tuaj, dhe ai përsëri mbetet me besim se nuk ekziston bota e Ahiretit, pra nuk beson në ringjallje, atëherë ndryshon gjendja dhe nuk lë hapësirë për ta vazhduar diskutimin për pikat e tjera në pyetjen tuaj.

Nëse nuk keni sukses me mënyrat e para, duhet të nxitoni që ju dhe burri juaj së bashku të takoheni me ndonjë hoxhë dhe të diskutoni më gjerë e gjatë lidhur me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku