Pyetja:

A e kam gjynah që më zë edhe ky Ramazan me një Ramazan borxh apo t’i paguaj më parë 30 racione ditore ndonjë të varfri që të mos më zërë edhe ky Ramazan me një Ramazan borxh, apo nëse nuk ka asnjë problem që më zë ky Ramazan me një Ramazan borxh atëherë inshaAllah pas kalimit të këtij Ramazani do të filloj ta kompensoj atë Ramazanin e paagjëruar?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ti e ke pasur për obligim ta kompensosh agjërimin e mbetur, që dy vite sikur të kishe agjëruar vetëm edhe vetëm 1 apo 2 ditë në muaj deri më tani e kishe kryer agjërimin.

Mirëpo sido që të jetë, tani ti e ke për obligim të agjërosh këtë muaj të Ramazanit dhe pasi të kalojë ky Ramazan të kompensosh ditët që nuk i ke agjëruar gjatë ramazanit para dy viteve dhe nuk të lejohet ta kompensosh atë me para sepse ti ke mundësi të agjërosh.

Eroll Nesimi