RËNDËSIA E NAMAZIT

Përpara se të dorëzonte shpirtin te Zoti i botëve dhe të shpërngulej nga kjo dynja e përkohshme për në amshim, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, la një amanet, një porosi të madhe:

“Kujdes namazin, kujdes namazin dhe ata që keni në pronësi!” Hadithin e ka konsideruar të saktë Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).

Porosia më e rëndësishme e Profetit tonë, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për ne, umetin e tij, ishte pikërisht kjo: “Kujdes namazin, kujdes namazin!” Faleni namazin në kohën e vet, ashtu siç duhet, me rregullat e tij, ngase pikërisht për namazin do të filloj edhe llogaridhënia, pikë së pari, në Ditën e Gjykimit.

Nga Enesi,  radij Allahu anhu, përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Gjëja e parë për të cilën do të llogaritet robi Ditën e Gjykimit është namazi. Nëse ai është në rregull, në rregull do të jenë edhe punët e tjera të tij, e nëse ai është i mangët, i prishur edhe punët tjera do të jenë të mangëta, të prishura.” Es-Sahihah (1358).

Për rëndësinë e namazit o musliman të tregon edhe vendi se ku ai është bërë detyrë. Nëse urdhërat e tjera të fesë janë bërë detyrë në tokë, namazi është urdhëruar nga Zoti i botëve dhe është bërë detyrë në qiell, madje mbi shtatë qiejt!

Përktheu: Unejs Sheme