Pyetje:  A i falet namazi i xhenazes një fëmije të abortuar (një fetus që ka dalë nga barku i nënës para kohe dhe nuk ka mbijetuar)?

Përgjigje:  Imami dhe dijetari i njohur i hadithit dhe fikhut, Is’hak bin Rahauejh, ka thënë:

“Ka kaluar si traditë te shokët e Profetit -alejhi selam- nëse fëmija bie nga barku i nënës së tij i vdekur, pasi të jetë formuar plotësisht dhe t’i jetë fryrë shpirti — e kjo ndodh pasi të kenë kaluar katër muaj e dhjetë ditë — atëherë i falet namazi i xhenazes.”

Burimi: “El-Evsat” i Ibn el-Mundhir, vëllimi 5, faqe 405.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli