Pyetja:
Është i njohur një hadith në të cilin thuhet që ai i cili lexon suren El Bekare në shtëpinë e tij, atëherë në këtë rast shejtani i mallkuar nuk ka mundësi të hynë në këtë shtëpi ose të qëndrojë në të. Dhe, ajo që duam të na qartësoni Hoxhë i nderuar është se;
A vlen ky gjykim edhe për atë person i cili ndëgjon Suren El Bekare duke u lexuar nga lexues të ndryshëm, mirëpo nëpër audiokaseta e jo nga vetë personi në fjalë!?
***
Përgjigjja:
Jo, assesi! Dëgjimi i Kuranit nëpër audiokaseta nuk i bën dobi muslimanit, ky dëgjim nuk e mbron muslimanin nga shejtani apo cytjet e tij. (Dmth. sa i përket mbrojtjes nga shejtani).
Përmes kësaj ne nuk mund të themi se ky person ka lexuar Kuran, mirëpo themi se ai ka ndëgjuar një lexues të Kuranit në kaseta etj.
Njashtu, nëse ne do të bënim të njëjtin veprim edhe me hutben e Xhumasë dhe në kohën e namazit të xhumasë të vendosnim në mikrofonë hytben e cila është ligjeruar e inçizuar më herët, dhe në kasetë ligjeruesi, thotë:
‘Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu’, pastaj vjen radha e muezinit, e ai e thërret ezanin për namaz dhe Imami mban hutben, dmth.
Të gjitha këto të inçizuara në kasetë.
Tash, lind pyetja;
“A janë të sakta dhe të pranuara këto veprime?”
Themi : “Jo, nuk janë aspak të sakta!”
Dikush thotë, “Përse?”
Sepse, e gjithë kjo vëllezër dhe motra konsiderohet dhe llogaritet inçizim i mëparshëm dhe është e ngjashme me dikë që shkruan në një copë letër (qoftë ajo sure e plotë apo vetëm disa ajete nga Kurani), ose kemi edhe të asaj kategorie të cilët e vendosin Kuranin nëpër shtëpië e tyre (kinse kjo i mbron ata nga Shejtani).
Kurani duhet të lexohet nga çdo musliman e jo të blihet për dekorime shtëpiake apo diçka tjetër. Dhe në fund pra, këto gjëra nuk e zëvendësojnë leximin e Kuranit.
Allahu është më i dituri.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani