Pyetja:
A e meriton zekatin secili që e zgjat dorën?
***
Përgjigjja:
Secili që zgjat dorën nuk e meriton zekatin, sepse ka njerëz, të cilët e zgjatin dorën duke mos pasur nevojë. Ky lloj njerëzish Ditën e Kijametit do të ringjallen pa copë mishi në fytyrë, Allahu na ruajtë. Profeti ﷺ ka thënë: “Kush u kërkon njerëzve nga pasuria e tyre, për të shtuar pasurinë e tij, ai është duke kërkuar një gacë zjarri, prandaj kush të dojë, le të kërkojë sa të dojë.” [1]
Me këtë rast dua t’ua bëj me dije atyre që lypin prej njerëzve me këmbëngulje duke mos pasur nevojë, madje ja bëj me dije secilit që e pranon zekatin duke mos qenë meritor për të, i them: Nëse ti e pranon një zekat, të cilin nuk e meriton, ti në të vërtet je duke u ushqyer me diçka të paligjshme Allahu na ruajtë.
Secili duhet të ketë frikë Allahun. Profeti ﷺ ka thënë: “Kush tregohet i panevojshëm për të tjerët, Allahu e pasuron, dhe kush kërkon dlirësi, Allahu ia jep atë.” [2]
“Kushtet e fesë” Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin
—————————–
[1] Muslimi
[2] Buhariu dhe Muslimi