Pyetja:

Ekziston një lloj pilule kundër sëmundjeve të zemrës e cila vendoset nën gjuhë.

Cili është gjykimi për përdorimin e saj duke pasur parasysh se personi i tillë mund të agjërojë me kusht të përdorimit të kësaj lloj pilule e cila merret në kohë të caktuar dhe në rast nevoje me këshillën e mjekut.

Mund të ndodhë që ai të ketë dhimbje në zemër vetëm disa minuta para perëndimit të diellit dhe si pasojë ai e vendos një pilulë nën gjuhën për ta qetësuar dhimbjen.

***

Përgjigjja:

Pilula nën gjuhë e prish agjërimin. Ajo sekreton dhe qëllimisht depërton poshtë në fyt prandaj e prish agjërimin.

Shejh Ibn Baz

Përktheu: Suad Shabani