Pyetje: Sa i përket atij që merr abdes dhe fillon namazin, mirëpo ndien se po i rrjedh një pikë [urinel ndërsa falet, a e zhvlerëson kio namazin e tij apo jo?
Përgjigje: Vetëm ndjesia nuk e zhvlerëson abdesin e as nuk është e lejueshme për të të largohet nga namazi i detyrueshëm, për shkak të vetëm një dyshimi. Është vërtetuar nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, që ai qe pyetur lidhur me një njeri që ndjen diçka ndërsa është në namaz, dhe Pejgamberi(Alejhi Selatin ue selam) tha: “Ai nuk duhet të largohet, derisa të dëgjojë zë apo të ndjejë erë”
Për sa i përket rastit kur ai është i sigurt për dalje(rrjedhje) të urinës nga organi, atëherë abdesi i tij zhvlerësohet dhe ai duhet të pastrohet nga kjo, përveç nëse ka mospërmbajtje(ndonjë sëmundje, çrregullim) urine, në ç’rast namazi i tij nuk zhvlerësohet për shkak të kësaj, për sa kohë që vepron siç është urdhëruar.
Allahu e di më së miri
/Ibn Tejmije/