Pyetja:

Unë i jep mes’h hixhabit duke e futur dorën nën skajet e tij për të mbërritur skajet e fytyrës që duhet larë në abdes. A është e lejuar kjo, pasi disa më kanë thënë se kjo konsiderohet mes’h e nuk është larje e fytyrës?

***

Përgjigjja:

Imam Neveviu ka thënë: “Është kusht që, gjatë larjes së gjymtyrëve, uji të rrjedhë nëpër to, kështu që, nëse uji prek por nuk rrjedh, ky pastrim s’është i vlefshëm, sipas pajtimit të bashkëmendimtarëve tanë…” [1]

Dhe ai po ashtu ka thënë: “Muslimanët janë pajtuar se uji i pranueshëm për abdes dhe gusl nuk është i përcaktuar (me sasi); mjafton qoftë sasia e pakët, qoftë e shumtë, kur të jetë i pranishëm kushti i larjes, që është rrjedhja e ujit nëpër gjymtyrë”. [2]

—————————

[1] Sherh Muhedheb 1/491

[2] Sherh Sahih Muslim 2/20