Pyetja:

Nëse shohim një njeri se i falë namazet në xhami, a duhet të dëshmojmë se ai është besimtar, ashtu siç qëndron në hadith!?

***

Përgjigjja:

Po, nuk ka dyshim se ai i cili i falë namazet në xhami, vetë prezenca e tij është argument dhe dëshmi për besimin e tij. Mos harro vëlla se, dalja prej shtëpisë për në xhami vetëm e vetëm për të falë namazin me xhemat, bëhet vetëm atëherë kur posedon iman të fortë.
Ndërsa, ju më lartë thatë se: “….Ashtu siç qëndron në hadith!”, pra këtu ke për qëllim hadithin:
“Kur të shihni një njeri se vjen në xhami, dëshmoni për të se është besimtar”. [1]
Mirëpo, sa i përket saktësisë së këtij hadithi, ajo që është më afër së vërtetës e më e saktë është se ky hadith është i dobët.

Shejh Muhamed El-Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

 

———————————————-

[1] Transmeton Tirmidhiu në “Kitabul Iman”, 2617