Pyetja:

A është gjynah me derdh shumë ujë kur merr abdes?

***

Përgjigjja:

Është e urrejtur që të derdhet shumë ujë gjatë marrjes abdes, ngase Pejgamberi ﷺ, ka marrë abdes me një gotë ujë dhe ai që del nga udhëzimi i tij nuk e ka kuptuar Islamin. Imam Ahmedi ka thënë: “Nuk është fekih ai që shpenzon shumë ujë në abdes.” Dhe, nëse njeriu vazhdon të mos e pasojë Pejgamberin ﷺ padyshim se mund të merr edhe mëkat.

Bedri Robaj