Pyetja:

Para disa viteve më vdiq burri, i cili e ka falur namazin rregullisht, edhe unë falem, por kam probleme me djalin e madh i cili del rrugëve me njerëz më të vjetër se ai. Mundohem në çdo mënyrë ta këshilloj, por gjithçka është e kot. Ju lutem cilat ajete kuranore mund t’ia lexoj që të lutem për të t’i kthehet jetës normale?

***

Përgjigjja:

Keni kujdes dhe merreni me të mirë djalin tuaj, mundohuni që ta largoni nga ajo shoqëri duke e obliguar me disa punë dhe përgjegjesi familjare. Bëni dua në kohët kur duaja pranohet me lehtë (në pjesën e tretë të natës, në ditën e xhuma para namazit te akshamit, mes ezanit dhe ikametit, kur bie shi etj.,) që Allahu ta udhëzojë dhe ta ruajë nga çdo e keqe. Ajete kuranore të veçanta nuk ka, por, po t’i shkruaj dy që përmbajnë dua rreth kësaj çështjeje:

Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.” (Furkan: 74)

Dhe: “Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes!” (Ali Imran: 38)

Por, bëni dua në përgjithësi se pa dyshim që Allahu ju përgjigjet atyre të nevojshmëve. Keni kujdes mos t’ju mashtrojë ndokush që të shkruani hajmali (nuska) ngase këto janë haram, bile shumë prej tyre përmbajnë shirk (lexo: vepra idhujtarie).

Muhamed Dërmaku