Pyetja:

A është gjynah të falem duke qajtur apo duke lexuar në mus’haf?

***

Përgjigjja:

Të qajtit në namaz nuk e prish namazin nëse është vaj pa zë. Disa dijetarë bëjnë dallimin  në bazë të motivit. Ata thonë se nëse vaji vjen nga frikrespekti dhe ndikimi i ajeteve që lexohen, kjo bile është gjë e mirë, e nëse është nga ndonjë mërzi e jashtme dhe i kujtohet gjatë namazit sa i rrjedhin lotët, kjo e prish namazin. Por, mendimi më i saktë është se vaji pa zë nuk e prish namazin, pa marrë parasysh motivin.

Leximi nga mus’hafi në namaz, pjesët e Kur’anit që nuk i di përmendësh, lejohet në namazet nafile (vullnetare), kurse nuk lejohet në namazet farze. Ky mendim duket të jetë më i mbështeturi me argumente.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku