Pyetja:

A janë të vërteta ato që qesin fall apo vetëm gënjeshtër?

***

Përgjigjja:

Jo, falli është hamendje më shumë dhe kinse një lexim i bazuar në lëvizjen e yjeve etj. Falltarët nuk kanë mbështetje në thëniet e tyre në diçka që është e qëndrueshme. Në anën tjetër shkuarja tek falltarët është në kundërshtim me besimin islam që e ka muslimani. Nëse muslimani shkon te falltari dhe i beson asaj që i thuhet, ai veç ka mohuar Kuranin dhe është bërë mosbesimtar (pra, ka dalur nga feja).

Allahu na ruajtë!

Muhamed Dërmaku