Pyetje: A është namazi në rregull nëse falemi pas mëkatarit?

Përgjigje: Falja e namazit pas muslimanit edhe nëse ka disa mëkate është i lejuar dhe në rregull sipas mendimit të vërtetë.
Mirëpo namazi pas ndonjë të miri është më sevap pa dyshim.
Nëse ai imam, bën gjëra të cilat e nxjerrin prej islamit, në këtë rast nuk lejohet falja e namazit pas tij, sepse ai nuk ka namaz. Ai që nuk është musliman namazi i tij nuk është në rregull.
Kur namazi i imamit nuk është në rregull, nuk mundet që ta pasojmë atë, sepse lidhemi pas dikujt që nuk është imam ndërsa bëjmë nijet të falemi me imam.

Muhammed el-Uthejmin