Pyetja:
Kush e vret veten, a i falet namazi i xhenazesë?
***
Përgjigjja:
I falet namazi i xhenazesë nga disa prej muslimanëve, siç u falet namazi gjynahqarëve të tjerë që bëjnë gjynahe të mëdha. Sepse te Ehli suneti ai konsiderohet musliman edhe pse ka bërë gjynah të madh, siç është kjo vepër. Ai që vret veten lahet, qefinoset, i falet xhenazeja dhe varroset në varrezat e muslimanëve, sepse ai nuk konsiderohet qafir/jomusliman.
Ai që vret veten është gjynahqar i madh dhe jo mohues. Imami mund të mos ja falë xhenazen për tu treguar njerëzve se kjo është vepër e shëmtuar dhe e ulët për muslimanin. Ky është reagim përmes të cilit imami u jep mësim njerëzve me mosfaljen e kësaj xhenazeje, atij ja falin namazin xhematlinjtë e thjeshtë.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu el Fetau” (13/122)
Përktheu: Arjan Gazidede